"Bashkë solidarë": QSA ndihmon me 1.800, KBI me xhematin 1.000 euro (Foto)
Lokale

"Bashkë solidarë": QSA ndihmon me 1.800, KBI me xhematin 1.000 euro (Foto)

13.Feb.2015 19:24
0

Qendra Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) u solidarizua me vëllezërit dhe motrat në zonat e përmbytura të Shqipërisë, duke iu përgjigjur ftesës për solidarizim dhe duke e mbështetur aksionin me moton “Bashkë solidarë”, të organizuar nga Zyrat për të rinj të komunave Preshevë dhe Bujanoc, Këshilli i të drejtave të njeriut në Preshevë, Forumet rinore të partive politike shqiptare, si dhe disa kompani lokale private nga Presheva e Bujanoci.

“Qëllimi i mbështetjes së këtij aksioni ishte solidarizimi me familjet e rrezikuara në zonat e përmbytura nga reshjet e mëdha të shiut, që shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në vendbanime të ndryshme të Shqipërisë, thuhet në njoftimin e QSA-së, transmeton Titulli.com.

Kjo organiat me seli në Preshevë mbështeti aksionin në fjalë, me qëllim të dërgimit të një mesazhi të përbashkët nga Lugina e Preshevës, me subjekte të ndryshme që veprojnë këtu, për të reflektuar në raste nevojash e fatkeqësish.

“Edhe pse popullata jonë ballafaqohet me një situatë të vështirë ekonomike e sociale, ajo e tregoi veten se di dhe mundet të ndajë edhe ato pak gjëra që i ka në dispozicion, vetëm e vetëm për t’u solidarizuar me njerëzit në nevojë”, thekson QSA, duke shpresuar që ky aksion, edhe pse jo aq i madh në përmasa në krahasim me nevojat ne terren, sado pak të ndikojë në zbutjen e gjendjes së vështirë të familjeve përfituese të ndihmave të grumbulluara në kuadër të aksionit.

“Ky aksion nga radhët e QSA-së u mbështet nga korpusi i gjerë i saj, gjegjësisht Qendrat tona në diasporë (QSA Zvicër, QSA Gjermani, QSA Belgjikë e QSA Austri), si dhe QSA në Preshevë. Shuma e mjeteve materiale të grumbulluara nga korpusi i QSA është 1,800 euro, shumë kjo e cila u shndërrua në artikuj ushqimorë e higjeniko-sanitarë” thuhet në njoftim.

Të gjithë artikujt me sasitë përkatëse, zyrtarisht iu dorëzuan përfaqësuesit të Zyrës për të rinj të komunës së Preshevës.

QSA në Preshevë falënderon qendrat e saj në diasporë për mobilizimin dhe mbështetjen e aksionit “Bashkë solidarë”, duke shpresuar që gjithmonë të jemi të bashkuar më afër nevojave të popullatës sonë.

 

KBI nga Bujanoci ndihmon me 1.000 euro

Kësaj iniciative sot i është bashkuar edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, me kryetar Sulejman Fejzullahun.

Imamët e xhamive të kësaj komune pas namazit të Xhumas, me autorizim të këtij institucioni, kërkuan nga xhemati të ndihmojnë familjet shqiptare të prekura nga kjo fatkeqësi.

Në këtë aksion të KBI-së në komunë të Bujanocit janë grumbulluar 121.000 dinarë, (1.000 euro) me të cilat u blen ndihmat ushqimore prej 121 pako.

Departamenti i të Rinjve pranë KBI-së tha se këto të dhëna po paraqiten për transparencë ndaj kontribuuesve dhe assesi për t’i bërë vetes marketing përmes këtij aktiviteti./Titulli.com/

Me autobusin Prishtinë - Bujanoc, shqiptarët e Kosovës ia mësyjnë migrimit (Foto)
Presheva në turneun futbollistik "Gjakova 2015"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration